Categories Lajme

Vlorë/ Gurorja ku humbi jetën 24 vjeçari ishte pa leje! Kryeinspektorja: S’kemi kontrolluar! 3 inspektorë për 6 mijë subjekte

Kompania ‘Brataj Stone 22’, me administrator Daniel Lakuriqin dhe aksionerë Ervin Aliaj, Agim Xhindoli, Daniel Lakuriqi dhe Kreshnik Ymeri kishte ngritur kantier për nxjerrjen e gurëve në fshatin Brataj të Selenicës pa pasur leje pune.

Skandali u zbulua pas vdekjes se punetorit 24-vjecar Jurgen Veshi gjate aksidentit ne punë më 21 maj 2024.  E pyetur nga mediat për sigurine ne pune, përgjegjësja e Inspektoratit të Punës në Vlorë tha se ky subjekt nuk eshte kontrolluar asnjehere. Po kaq ajo pranon se jane me qindra biznese jashte kontrollit, pasi Vlora ka vetem tre inspektore pune.

“Ky subjekt nuk ka bërë bërë kërkesë në e-albania për leje pune para vendosjes në punë të kantierit. Ka nisur punimet ka vënë në dijeni. Janë veprimtari me rrezikshmëri të lartë. Lihen detyra, por numri i ulët i inspektorëve. Vlora ka 3 inspektorë ka gjithsej. Numri i subjekteve është i lartë, ka  5 mijë 6 miëj subjekete, dhe një inspektor ka 12 subjekte ne plan pune, pra 36 subjekte mund te kontrollojne gjithsej. Problematikat janë kudo janë në ndërtim, tregti prodhim”, tha Marsela Selmanaj përgjegjese e Inspektoriatit te punes ne Vlore.

Për aksidentin e rëndë në punë, Policia e Vlorës ka vënë në pranga vetem drejtuesin teknik të kompanisë “Brataj Stone 22” Erald Breganaku. Ai akzuohet për mos zbatim të rregullave të mbrojtjes në punë. Ndërsa një ditë më parë ishte shoqëruar administratori i kompanisë ‘Brataj Stone 22’, por u la i lirë nga policia.

Punëtori 24-vjecar, Jurgen Veshi humbi jetën tragjikisht pasditen e së martës, kur një masiv guri u shkëput nga gurorja dhe e zuri poshtë. Gjatë një bisede me Report tv, familjaret e viktimes thane se kerkojne drejtesi/shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME