Categories Lajme

Vlorë/ Karaburun-Sazanit i shtohet nje skaf në shërbim të ruajtjes dhe mirë-menaxhimit

Karaburun-Sazanit i shtohet nje skaf në shërbim të ruajtjes dhe mirë-menaxhimit të Parkut të parë dhe të vetëm Detar në Shqipëri Vlorë, 29 maj 2020 – Një skaf i ri e në shërbim të ruajtjes dhe mbrojtjes më të mirë të Parkut Detar Karaburun-Sazan, doli sot në det. Mundësuar nga UNDP në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Mbulimit dhe Menaxhimit Efektiv të Zonave të Mbrojtura Detare dhe Bregdetare në Shqipëri, faza 2,” i cili financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe zbatohet në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, skafi do lehtësojë patrullimin e Parku Detar për zbulimin e aktiviteteve të mundshme të paligjshme, do të ndihmojë në kryerjen e aktiviteteve shkencore dhe kërkimore për të mbrojtur florën dhe faunën dhe do të përmirësojë shërbimet publike për vizitorët e Parkut.

Gjithashtu do të ndihmojë në forcimin e kapacitetit operacional të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga përfitojnë si komunitetet vendore dhe turistët e shumtë të cilët vizitojnë Karaburun- Sazanin çdo vit. Skafi do të ndihmojë dhe për monitorimin e ujit dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Me një kapacitet shpejtësie prej 53 milje në orë dhe mundësi për të mbajtur dy barrela, skafi mund te ndihmojë dhe në ofrimin e shpejtë dhe të efektshëm te ndihmës së parë mjekësore.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri i pranishëm ne aktivitet, Fabrizio Bucci, nënvizoi: “Me 28 Prill, Parku Detar Karaburun Sazan – zona e parë dhe e vetme e Mbrojtur Detare në Shqipëri – mbushi 10 vjec. Italia ka mbështetur vazhdimisht forcimin e mbrojtjes së trashëgimisë mjedisore në Shqipëri dhe angazhimin e institucioneve vendore për të respektuar ligjshmërinë dhe për shërbime më të mira publike.

E ka bërë këtë në të kaluarën. Do vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen.” Ministri Klosi e cilesoi nje vlere te shtuar ne ndihme te turizimit per Vloren dhe jo vetem,ndersa ka folure dhe mbi ligjin e ri ne parlament sa i perket turizimit detar,ligj i cili eshte kaluar njehere dhe rikthyer nga presidenti,por pritet te kalohet serish nga kuvendi,qe do te ndihmoje ne zhvilimin e turizimit.

Plani i Menaxhimit të Parkut është mjeti kryesor për ruajtjen e biodiversitetit, për rritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimin e arsimit, për trashëgiminë kulturore dhe mirëmbajtjen e peizazhit, për mbështetje ndaj komuniteteve vendore dhe për përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Investimi i sotëm përputhet me Objektivat e Planit të Menaxhimit dhe siguron zbatimin e juridiksionit vendor të administratës së Parkut, si dhe lehtëson zbatimin e ligjit.  Këtu përfshihet mbikëqyrja e kryer nga rojet, e cila është mjet kyc për ruajtjen dhe monitorimin e Parkut Detar dhe thelbësore për zbatimin efektiv të Planit të Menaxhimit. Ky investim do të kontribojë gjithashtu në administrimin e suksesshëm të Parkut Detar Karaburun-Sazan, i cili rrit efektivitetin e zbatimit të ligjit dhe mundëson mbikëqyrje më të mirë të këtij ekosistemi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME