Categories Lajme

Vlorë/ Llogaraja zbardhet nga dëbora,Moti i keq dëmton mjete lundruese e peshkimi në Rradhime dhe Orikum (Video)

Vlorë, deti me dallgë. Moti i keq dëmton disa mjete të vogla lundruese e peshkimi në Rradhime dhe Orikum të Vlorës. Dëmtime të anijeve ka pasur gjithashtu edhe në Triport, cilësuar si porti i dytë i Vlorës ku disa prej mjete lundruese të ankoruara aty janë dëmtuar si pasojë e përplasjes në mol, teksa disa mjete i ka marrë deti gjatë natës. Gjithashtu në gadishullin e Karaburunit janë dëmtuar rrjetat e peshkimit si rjedhoj e rrymës së detit. Sherif Durmishi peshkatar, ka theksuar se ka pasur dëme të konsiderueshme në mjetet e peshkimit. Kemi dal në kontroll për të parë sesa dëme ka patur.

Peshkatarët kanë nxjerë varkat e tyre të peshkimit në breg për tu shmangur dëmeve.Gjithashtu kemi patur dëme edhe në kalatat e portit. Situata e tillë do të vazhdoj deri në orën 16 të kësaj të marte, teksa lundrimi për mjetet e peshkimit dhe mjetet e tjera të tonazhit të mesëm vijonë i pezulluar edhe për sot.

Ndërkohë që rreshje dëbore ka patur edhe gjatë natës në Llogara. Nuk ka probleme në qarkullimin e automjeteve përgjatë këtij aksi rugorr në qafën e Llogarase,ndërsa trashësia e dëborës është shumë pak centimetra, teksa automjetet në këtë aks rrugor këshillohen të lëvizin me zinxhirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME