Categories Lajme

Vlorë, Ndërtimi s’ka punonjës, ikën fuqia punëtore, ndertuesit: Jemi në krizë!

Në Vlorë sektori i ndërtimit është në një krizë për punonjës. Sipas ndërtuesve atje, zona ka parë një ikje masive të punëtorëve dhe specialistëve, ndërsa shpresojnë që mungesat në treg do t’i plotësojnë vendet e tjera që mund të sjellin punëtorë Krahas shumë sektorëve të tjerë që kanë mbetur pa punonjës, duket se edhe sektori i ndërtimit po vuan për krah pune.Në Vlorë, jo vetëm specialistët, por sektori i ndërtimit po vuan edhe për mungesë të punëtorëve të thjeshtë.

“Ka një problematikë në punësimin e krahut të lirë të punës,” tha Breshani. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Indrustrisë, Arben Breshani në Vlorë, thotë se një ndër shkaqet kryesore është emigrimi. “Shumë ish-specialistë elektiçistë, hidraulikë nuk janë më në qytet pasi kanë marrë rrugën e emigracionit, kjo është një shenjë jo e mirë për këtë sektor,” tha ai.

Ky sektor po kthen sytë nga vendet e huaja që mund të furnizojnë Shqipërinë me punonjës. “Mendojmë që në të ardhmen të vijnë punëtor nga vendet e tjera për këtë sektor. E njëjta situatë, si u punësuan me sekrorin e Turizmit, që u punësuan nga Bangladeshi, Filipinet dhe nga vende të tjera,” tha ai.

Nga ana tjetër krahas krizës ekonomike, rritjes së çmimeve të lëndëve të para dhe mungesës së fuqisë punëtore, çmimet në industrinë e ndërtimit janë rritur ndjeshëm. Nëse marrim në referencë 10 vite më parë, çmimi i një apartamenti në Vlorë nuk i kalonte shifrat e 800 eurove për metra katror, ndërsa tashmë në zonat turistike kap vlerën edhe të 2500 eurove për metër.

Nga Edi Ruçi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME