Categories Lajme

Regjistrimi i pronave në Jug/ Banorët e Lukovës marrin certifikatat, në verifikim Himara e Palasa

Në të gjithë bregdetin e jugut vijon regjistrimi fillestar i pronave nga Kadastra, që synon ti japë zgjidhje disa problematikave me pronësinë në zonat më të lakmuara të vendit. Për herë të parë, Kreu i Kadastrës, Artan Lame ndau certifikata pronësie në përmbyllje të këtij procesi për banorët e Lukovës.

Verifikimi ndërkohë ka përfunduar për rreth 2000 prona në Himarë dhe 1200 të tjera në Palasë. Banorët tashmë kanë 45 ditë kohë për të verifikuar të dhënat e pasurive dhe të ankimojnë nëse kanë pretendime të tjera për pronat. Certifikatat e pronësisë për Himarën dhe Palasën pritet të shpërndahen në Mars.

“Ka një shumicë të madhe të banorëve të Himarës që nuk janë në Himarë. Gjithë këto lista dhe këto harta do të jenë të afishuara edhe në faqen tonë online të Kadastrës. Kalaja e Himarës merr emra pronarësh, për herë të parë në histori.”

Deri më tani sipas të dhënave të Kadastrës, regjistrimi fillestar ka përfunduar për rreth 15 mijë prona në jug të vendit, përfshirë edhe fshatrat historikë të bregdetit aq shumë të lakmuar për shkak të potencialeve të zhvillimit të turizmit. Kreu i bashkisë Himarë Jorgo Goro e ka cilësuar një proces të rëndësishëm duke besuar tashmë së shpejti në certifikatat e pronësisë edhe në Himarë e Palasë por edhe zonat e tjera në bregdet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME