Categories Lajme

Vlorë, pastrohet rrjeti i kanalizimeve në “Lungomare” (Foto)

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë vijon punën për pastrimin e rrjetit të kanalizimeve në qytet, si dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët. “Sektori i Kanalizimeve pastroi sot rrjetin në “Lungomare” ku punonjësit kryen kontrollin e linjës me telekamerë, si dhe larje të rrjetit me autosondë”, bëri të ditur UK Vlorë.

Uk Vlorë thekson se “punonjësit punuan edhe për remontin e stacionit të kanalizimeve të ujërave të zeza Nr. 208 tek ish-Delfini. Po ashtu, u punua për pastrimin e këtij stacioni, për ta bërë sa më funksional”.  Ndërkohë që ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka nisur prej ditës së djeshme një kontroll në të gjithë qytetin e Vlorës dhe në njësitë administrative për të evidentuar konsumatorët që shpërdorojnë ujin e pijshëm.

9 grupet e shpërndara në terren do të kalojnë çdo ditë në “sitë” të gjithë territorin e qytetit. Për shkak të shpërdorimit, disa zona periferike dhe fundore në qytet dhe në Njësitë Administrative, me rritjen e temperaturave hasin probleme në furnizim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME