Categories Lajme

Vlorë, Policia ka arrestuar 4 shtetas

Vlorë,  Policia ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas pasi kanë drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt në Vlorë dhe Sarandë.  Arrestohet shtetasi E.I., 25 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në rrugën “Gjergj Kastrioti” duke drejtuar motomjetin, pa targa dhe pa leje drejtimi përkatës. Arrestohet shtetasi B.L., 35 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në aksin Bestrovë-Vlorë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës.

Sarandë, arrestohet shtetasi E.M., 29 vjeç, banues në Delvinë. Ky shtetas u kap në aksin Gajdar-Shijan, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi përkatës.  Sarandë, arrestohet shtetasi A.M., 52 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka goditur 4 mjete të tjera të parkuara pranë rrugës së spitalit duke shkaktuar dëme materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME