Categories Lajme

Vlorë, rusi zbulon se kujt i përket anija: Duam të kthehemi në shtëpi, policia na tha se…

4 Shtetasit nga Rusia dhe Ukraina të ndaluar tre javë më parë mbeten ende pa një përgjigje nga pala shqiptare. Veliera  e tyre gjendet në Triport ndërsa ata janë ende duke pritur një përgjigje se çfarë do të ndodhë më ta pasi pasaportat e tyre janë të bllokuara. Dmitriy Nikulin, kapiteni i anijes thotë se ata aktualisht janë duke bërë një jetë të thjeshtë, gatuajmë shëtisin dhe presim ende një përgjigje se kur mund ta lënë vendin.

“Ne jetojmë një jetë të thjeshtë, gatuajmë dhe qëndrojmë në qytet. Por nuk  kemi mjaftueshëm para dhe nuk kemi rroba të ngrohta. Për në është domosdoshmëri të kthehemi në shtëpi.  Në shpresojmë se investigimet do të mbyllen sa më parë, ne nuk jemi fajtor dhe kemi nevojë ti kthehemi jetës sonë normale sa më shpejtë të jetë e mundur. Të na kthehen pasaportat dhe të kthehemi pas në vendin tonë. 

Ne nuk e dinë pse po zgjasin kaq shumë investigimet. Kemi kontaktuar me konsullatën e vendit tonë. Konsulli ka tentuar të informohet mbi situatën por deri tani nuk ka asnjë të dhënë mbi çështjen.  

Në kemi kontaktuar me policinë, ata ma thanë se çështje ka shkuar në Prokurori dhe se mbeten në pritje të përgjigjes prej andej. Ne mund të jetojmë kudo por kualiteti i jetës është i ndryshëm. Nuk është e mundur të jetojmë kështu. Ne kërkojmë të kthehemi pas në Rusi. Veliera nuk është e jona. Është në pronësi të një shtetase Ruse dhe më herët në pronësi të një familjeje gjermane që jetonte në Turqi. Nuk jam në dijeni të ndonjë problemi me ligjin të anijes më herët. 

I kam takuar dhe pyetur më herët për disa anije teknike. Ne po e trasferonim anijen nga Turqia në Malin e Zi.”- tha Dmitriy Nikulin. 4 anëtarët e bordit të anijes kërkojnë kthimin në vendin e tyre. Nga ana tjetër burime nga prokuroria saktësuan se çështja është referuar në Prokurori nga ana e policisë  dhe se janë duke u kryer procedurat paraprake. Policia ka referuar rastin për kalim të paligjshëm të kufirit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME