Që prej orës 18:00 kur ndodhi ngjarja ditën e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm p olicia e Vlorës ka marrë në pyetje për ngjarjen rreth 15 persona, pjesa më e madhe dëshmitarë të rastit dhe banorë të lagjes. Janë pyetur edhe familjarët gjithashtu apo të afërmit. Për sa i përket dëshmitarëve ata janë shprehur se kanë parë një automjet që vinte drejt v iktimës me, ku brenda tij dukeshin e pakta dy persona të cilët sapo panë v iktimën janë zhvendosur me shpejtësi drejt tij dhe kanë g od itur me b reshëri nga automjeti.
Dëshmitarët nuk kanë mundur ti njohin pasi autorët kanë qenë të kamufluar dhe janë janë larguar me shpejtësi drejt pyllit të sodës. Automjeti që u d ogj te pylli i sodës me targa greke ishte i vjedhur në vendin fqinj Greqinë.
A rma d yshohet e modelit mod54 ku në total mban 30 fishekë. Dyshohet se mbi Gentianin është derdhur një k arikatorë i plotë deri sa ka përfunduar. Një pjesë e gëzhojave janë gjetur në vendngjarje, disa në automjetet e parkuara pranë, si dhe në trupin e tij.
Ai ka marrë pl umba në kraharor dhe këmbë, por nuk ka ardhur ende përgjigja e a utopsisë për të konfirmuar shkaqet që i morën jetën. Për personat që e njihnin 40 vjecarin Gentian Qarri, ai nuk ka pasur k onflikte në Shqipëri, njihet si person i qetë dhe pa probleme teksa pista kryesore mbetet d ënimi i tij në Itali. D yshohet se autorët e kanë ditur rutinën e përditshme të tij dhe kanë pritur sa ka dalë nga shtëpia e më pas e kanë ek zekutuar. Burimet nga p olicia e Vlorës konfirmojnë se mund të jetë vëzhguar për disa ditë. Autorët e njohin mirë zonën duke u larguar në drejtim të pyllit të sodës, ku më pas d ogjën makinën. Aty d yshohet se at entatorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar.

