Categories Lajme

Vlorë/ U kërkoi të mos dhun.onin qenin, dy të rinjtë rrahin turistin rus në Ujë të Ftohtë (Foto/Video)

Një turist nga Rusia i cili ndodhej në Vlorë për pushime ka denoncuar dhunën e dy të rinjëve nga qyteti ndaj tij. Tursiti rus, i cili ka denoncuar shprehet se ai ka parë dy të rinj duke keqtrajtuar një qen dhe ka ndërhyrë për ti ndaluar.

Por në këtë moment të rinjtë i janë kthyer dhe kanë tentuar ti marrin telefonin dhe e kanë dhunuar fizikisht turistin rus. I riu rus Sergey Dzambula ka shpjeguar se u ka kërkuar të rinjëve të mos e dhunonin kafshën ndërsa ata i janë kundërvene. Ngjarja sipas Dzambula ka ndodhur në lagjën Uje i Ftohtë.  Turisti ka bërë denoncimin në polici, ndërkohë që këto të fundit u vunë në dijeni për rastin dhe do të marrin masa për autorët.

Në polici turisti ka rrëfyer si ndodhi ngjarja.

“Isha në apartamentin tim kur pashë 4 persona adoleshentë që po sulmonin një qen, mora dylbi të shikoja më mirë ngjarjen, sapo e vërtetova që po sulmonin qenin telefonova policinë dhe me pas zbrita poshtë ti beja foto. Në momentin që i bëra foto dy prej çunave mu afruan, me kërkuan të më merrnin telefonin që të me merrnin fotot që  i bëra, kur nuk pranova që t’ja jepja filluan të më godisnin. Më goditën pas koke, rrash në shesh, edhe aty u vrava tek duart. Filluan më pas të më godisnin serish edhe kur unë isha në shesh, edhe me pas u larguan, nuk doja ti beja keq atyre dy adoleshenteve doja vetëm t’i ndaloja qe mos te vrisnin kafshën e gjore. Ata më sulmuan pa të drejtë duke u munduar të më thyenin telefonin. Shkova në fillim në spital për tu mjekuar pasi u mjekova erdha ne polici bëra denoncimin.”

Foto dhe Video ekskluzive të Vlora News:

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME