Categories Lajme

Vlorë, vetëm 11 studentë të vaksinuar këtë javë

Studentet e universitetit Ismail Qemali në Vlorë tregojnë interes të ulët për t’u vaksinuar. Mjekia Leneida Kamberaj tregon se në Fakultetin e Shkencave Humane prej së hënës  janë vaksinuar vetëm 11 studente. Ajo thotë se të rinjtë kërkojnë vetëm një vaksinë.

“Inters shumë i ulët është se studentët mendojnë se mësimin do ta bëjnë online. Një pjesë kërkojnë Pfizer sepse duan qe t’iu njihet edhe jashtë kanë edhe frikë nga këto hipotezat që nxjerrin”.

Ka nga ata studentë që pranojnë të humbasin vitin arsimor. “Presim për një vendim të dytë, nuk e bëj për momentin, sa të bëhet zyrtare zyrtare. Mund të mos bëj mësim, mos të regjistrohem”, tha një student.

“Jo dhe nuk e  bëj”, shtoi një tjetër. Sot në fakultetin e shkencave humane u vaksinuan vetëm katër studentë. “Po e kam kryer, është zgjedhje personale. Mendoj se kujedsi asnjëherë nuk është i tepërt”, deklaroi një student tjetër. Sipas urdhërit në fuqi, të hënën do të lejohen vetëm studentët që kanë marë qoftë dhe një dozë të vaksinës dhe ata që paraqesin tampon negativ për çdo javë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME