Categories Lajme

Edi Rama thirrje Bashës: Mos vendos gjoba nga foltorja e Kuvendit, godet dhe papritur ndalon sulmin!

Kryeministri Edi Rama, hodhi akuza të forta në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha, pasi ky i fundit akuzoi një biznesmen për kontrabandë me naftën.

Rama i kërkoi Bashës, të mos vendosë gjoba nga foltorja e Kuvendit. “Që të jemi të qartë. Ajo që ndodh me ju, mua jo vetëm që nuk më argëton por më bën të ndihem keq sepse është fundi. Është fundi i etikës. I një partie e cila gjithsesi ka bërë ç’ka bërë por deri këtu nuk kishte shkuar. Është shumë e shëmtuar ajo që ndodh. Foltoren këtu nuk e solla këtu. Pse më ndërhyn. Pse qesh. Sepse e qeshura që të del natyrshëm ka fillyar të dalë me vështirësi. Sa më mirë të jetë opozita, aq më shumë mund të angazhohet shumica.  

Ti thua tani që çmimi i energjisë është rritur. Energjia paguhej me dy fasha. Ti dhe para presjes je i qametshëm. Në fashën poshtë kishte hyrë kyçi dhe maçi duke mbyllur sytë hajde se ky është i joni. Që nga drejtora policie. Ne e hoqëm fashën dhe çmimin e çuam 9.5 lekë për të gjithë konsumatorët familjarë. Të gjithë ata që paguanin 13.5 lekë, energjia u bë 9.5 lekë. Për ata që paguanin 7.7 me hile u rrit. Për ata që 7.7 e meritonin ne vendosëm mburojën sociale. Faktet nuk janë opinione.

Faktet janë fakte dhe energjia në faturën e familjeve shqiptare që nuk ishin brenda kategorive të fashës u ul. Për ata të tjerët që gënjenin shtetit dhe vidhnin u rrit. U bë 9.5. Hajde thuaj si mund të ulet. Mos thuaj që ishte i ulët dhe u rrit. Është i pavërtetë. Më the të jap emra për kontrabandë. Akuzove një person këtu dhe more duartrokitje. Ka shifra Lulzim. Në vitin 2013 ju zhdoganonit 313 mijë ton.

Tani është zhdoganuar mbi 400 mijë.  Ndryshimi mes meje dhe teje është që nuk mbaj njerëz nëpër gojë. Nuk përdor të tjerë që janë në punën e tyre për të bërë politikë. E di gjithë Shqipëria që këto janë gjoba Lulzim. Goditet një person me emër dhe papritur dhe pa kuptuar mbaron sulmi. Shko dili për zot te SPAK-u. Çoji atje të dhënat e tua”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

5 ditë pa asnjë komunikim, zhduket në mënyrë të mistershme në daljen doganore të portit të trageteve në Bari, babai i dy fëmijëve

37-vjeçari shqiptar Florind Luka, rezulton i humbur që pasditen e 22 prillit, dita kur familjarët kanë komunikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hasmëria/ Djali i Genc Mhillajt priti 10 vite për të marrë hakun e babait

Policia e Lezhës doli sot me një njoftim ku zbardhi detajet e ngjarjes dhe shpalli…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduken pa gjurmë 3 fëmijë të mitur në Durrës, familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë!

Tre fëmijë të mitur janë larguar nga banesat e tyre dhe rezultojnë të humbur pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Debati në grupin e PS, Rama-Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Ky nuk është imazhi i një Vlore moderne, por i një qyteti që lëngon nën menaxhimin e dobët të burimeve bazë

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Njoftimi i radhës nga Ujësjellës Kanalizime…

LEXO ME SHUME