Categories Lajme

Duma: “Beccheti”, një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike me një faturë të rëndë për shqiptarët

Gjatë seancës së sotme plenare, deputetja Grida Duma teksa u ndal tek çështja “Beccheti” reagoi me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se kjo çështje është një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë për shqiptarët.

“120 milion do të paguhen nga Shqipëria. Nga pikëpamja politike keni zhytur vetveten në të njëjtën gropë. 120 milion euro dëm kanë ardhur sepse keni ndërhyrë ju.

Nuk ka rëndësi se si e kemi gjetur ne vendimin, por çështja sot është kjo ka ndodhur. Ne shpesh vuajmë nga memoria e shkurtër.

Edi Rama që gjatë kohës që trajtohej çështja Beccheti dilte nëpër emisione dhe vetëm bërtiste. Gjatë kohës që çështja ishte ne gjykatë kërcënonte gjykatësit. Është një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë”, tha Duma. Ndër të tjera ajo theksoi se Shqipëria është një vend i mrekullive, por keqmenaxhimi i qeverisë ka sjellë vetëm korrupsionin në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME