Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në rreth 530 doza të gatshme për shitje.

Procedohet penalisht një 17-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor për shitjen e dozave.

Sekuestrohet sasia e lëndës narkotike, që u gjet në automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Delta Force, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas po transportonte me automjet, një sasi lënde narkotike, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. J., 27 vjeç, banues në Fier.

Në fshatin Kuç, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Xh. J. dhe pasagjer shtetasin L. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Z., 17 vjeç, pasi dyshohet se bashkëpunonte me shtetasin Xh. J., për shitjen e dozave të lëndëve narkotike, në zona të frekuentuara në qytet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME