Categories Lajme

Vlorë,  Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, Arrestohet 1 shtetas

Vlorë,  Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Goditet 1 tjetër rast i organizimit të veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, kanë bërë të mundur goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 20 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të këtij shtetasi. Gjatë kontrollit ka rezultuar se ky shtetas kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit, për të organizuar lotari sportive të paligjshme, nëpërmjet kompjuterit.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi R. I., 32 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, i cili u kap në flagrancë duke vënë baste sportive. Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME