Categories Lajme

Vlorë, zhvillohet një inspektim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore që operojnë në territorin e Portit Detar

Së bashku me drejtuesit e institucioneve shtetërore që operojnë në territorin e Portit Detar të Vlorës, u zhvillua një inspektim mbi masat e marra për përpunimin e pasagjerëve dhe automjeteve që pritet të mbërrijnë gjatë ditëve dhe muajve të sezonit veror.

Fokusi ynë mbetet garantimi i një procesi të shpejtë, të sigurt dhe të organizuar për të gjithë udhëtarët që zgjedhin Vlorën si destinacion. Njëkohësisht, punimet për projektin Vlora Marina po vijojnë, por ato nuk duhet dhe nuk do të bëhen pengesë për mbarëvajtjen e shërbimeve në port. Për këtë arsye, bashkëpunimi me kompaninë zbatuese është i vazhdueshëm për të koordinuar çdo detaj.

Qëllimi ynë është i qartë: të mirëpresim çdo vizitor, pa krijuar vonesa apo vështirësi, duke garantuar një hyrje dinjitoze në qytetin e Vlorës, pavarësisht punimeve që po zhvillohen aty. Sezoni veror kërkon përgatitje dhe kjo po bëhet realitet falë angazhimit konkret në terren.

Prefektja e Qarkut Vlorë, znj. Evis Alushi, zhvilloi një takim të rëndësishëm me autoritetet portuale, ku morën pjesë drejtori i portit Valdet Bello, drejtori i kufirit Blendi Jaho, drejtori i doganës Artan Bedini, kapiteni i Kapitenerisë Vlorë Lorenc Rexhepi, si dhe drejtori i agjencisë Euroferries për linjën Vlorë–Brindisi, Agron Brataj.

Kjo nuk është hera e parë që Prefektja ndodhet në port përpara fillimit të sezonit turistik. Angazhimi maksimal, serioziteti i lartë dhe prania e saj e vazhdueshme në terren meritojnë një falënderim të veçantë. Ky përkushtim është një garanci më shumë që Vlora do të mirëpresë vizitorët me standardet që meriton.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME