Categories Lajme

VOA: Të prekurit nga Covid në Shqipëri harxhuan mbi 1 mijë $ për person

Në Tiranë, Organizata “Together for Life” publikoi sot dy raporte monitorimi mbi buxhetin për shëndetësinë gjatë Pandemisë Covid-19, të përgatitura me mbështetjen e Fondacionit Westminister për Demokraci në Shqipëri. Në këto studime theksohet se të sëmurët me Covid-19, që u kuruan në shtëpi gjatë 15 muajve të pandemisë u përballën me kosto të larta për mjekime nga fondet e veta, duke shpenzuar së paku 1 mijë dollarë për person.

Ekspertët vërejtën se paketa e rimbursimit nga qeveria për shpenzimet ndau vetëm afro 40 dollarë për person. Në monitorimet e organizatës “Together for Life” dhe Fondacionit Westminster për Demokraci në Shqipëri, për rimbursimin e mjekimeve të Covid-19 për periudhën 9 mujore shtator 2020-maj 2021, thuhet se paketa e rimbursimeve qeveritare për qytetarë të COVIDIT nuk pati ndikim te të sëmurët. Ata harxhuan nga portofoli familjar afro 1 mijë dollarë secili, por rimbursimi ishte vetëm 40 dollarë për vetëm 1 mijë e 708 persona.

“Raporti vëren se sipas deklarimeve zyrtare, të paktën 4.7% e popullsisë ishte e infektuar nga Covid-19 deri në maj të këtij viti, ndërsa popullsia që ka marrë rimbursim për shpenzimet e kurimit nga Covid-19 është 0.25%. Ekspertët theksojnë se shpenzimet për trajtimin e sëmundjes ishin 10 deri 20 herë më larta se fondet e përfituara nga rimbursimi” – thotë Denisa Canameti, eksperte e organizatës “Together for Life”.

Në një raport të dytë mbi monitorimin e buxhetit të shëndetësisë në 9 muajt e fundit, autorët theksojnë se Pandemia nuk po ushtron presion të lartë për fonde shtesë në buxhet, Por ata vërejnë se shpenzimet në sektorin e shëndetësisë në dy vitet e fundit janë rritur me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore. Buxheti i shtetit i këtij viti parashikoi një rënie të lehtë (0.2%) në shpenzimet totale për financimin e sektorit të shëndetësisë. Vitin e kaluar sektori i shëndetësisë zinte vetëm 7.4 për qind të shpenzimeve totale buxhetore, me një rënie të lehtë nga viti 2018, ndonëse pandemia shënoi dy valë të rënda infektimesh në gusht dhe nëntor.

“Përvoja tregoi se jo spitalet por parandalimi i përhapjes së koronavirusit është mjeti kryesor në përballimin e pandemisë. Pra, fondet e dhëna për vaksinat janë fonde për parandalimin e sëmundjes. Fillimisht nuk kishte protokolle. Njerëzit e shqetësuar për shëndetin u shtynë të merrnin mjekime vet. Ministria e shëndetësisë ka bërë disa protokolle, dhe ministria financon ato protokolle të bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nuk mund të jetë përgjegjëse nëse erdhën më shumë medikamente. Ato nuk janë përdorur të gjitha ashtu si duhet. Njerëzit pa dashur kanë përdorur jashtë rregullave edhe medikamente, që u kanë edhe keq” – thotë zëvendësministrja e shëndetësisë, Mira rakacolli, njëkohësisht drejtuese e Komitetit Teknik kundër Pandemisë.

Analistët vërejnë se fondet për shëndetësinë kanë ardhur në rënie dy vitet e fundit në raport me totalin e buxhetit të shtetit. Shpenzimet për përballimin e pandemisë ne aspektin shëndetësor pritet të jenë sa 12,6 % e totalit të buxhetit të sektorit të shëndetësisë për dy vitet 2020 dhe 2021. Raporti i monitorimit të buxhetit vëren se nga fondet për krizën shëndetësore vitin e kaluar një pjesë e madhe 38 për qind shkuan për pajisje mbrojtëse për stafet mjekësore dhe shumë pak për të përmirësuar shërbimet ndaj pacientëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME