Categories Lajme

Vodhën punishten e mermerit, kapen 4 autorët, jepen detajet

Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja me thyerje në një punishte mermeri. Policia ka vene ne pranga 4 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Nderkohe qe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura, të cilat kapin një vlerë të madhe monetare. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasit M. M., 26 vjeç, M. M., 28 vjeç, S. Ç., 20 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tepelenë, si autorë të dyshuar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në punishte, vegla pune si kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderueshme monetare, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”- njofton policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një rast të vjedhjes me thyerje në një punishte mermeri, ku ishin vjedhur vegla pune me vlerë të konsiderueshme monetare, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve profesionale dhe hetimore, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, shërbimet e Policisë bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së ndodhur në datë 20.05.2020, në punishten e mermerit në pronësi të shtetasit S. G., banues në Tepelenë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasit M. M., 26 vjeç, M. M., 28 vjeç, S. Ç., 20 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tepelenë, si autorë të dyshuar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në punishte, vegla pune si kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderueshme monetare, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer dhe disa vjedhje të tjera në fshatrat e Tepelenës, ku vijon puna për dokumentinin me prova ligjore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME