Categories Lajme

Vodhi 76 mijë euro nga 11 banka, arrestohet 42-vjeçari shqiptar

Pasioni për lojërat elektronike të fatit e ka shtyrë një 42-vjeçar shqiptar që të grabiste banka të nivelit të dytë në Greqi, duke arritur që të vidhte deri në 76 mijë euro.

42-vjeçari shqiptar u filmua nga kamerat e sigurisë, hynte në banka për të grabitur me kapele, paruke, syze dielli dhe me një maskë kirurgjikale për koronavirusin, ndërsa në dorë mbante edhe armën.

Ai vishte një jelek portokalli, të ngjashëm me ato të punonjësve të bashkisë, për të vështirësuar identifikimin e tij kur largohej në turmë. Pasi detyronte menaxherët të hapnin dyert e sigurisë ai kryente grabitjen dhe zhdukej në turma, ndërsa paratë i “luante” më pas në ruletën elektronike.

Nga hetimet paraprake të deritanishme janë evidentuar 11 raste të grabitjeve në Nea Smyrni, Neo Kosmos, Dafni, Pagrati, Petralona dhe Moschato, nga të cilat tetë në degë bankash dhe tre në kazino.

Oficerët e policisë së Departamentit të Grabitjeve të Sigurisë së Atikës po studionin videot e shtatorit 2021 dhe e panë atë teksa hynte në banka i maskuar.

Shqiptari në një video mbante në dorë një armë të cilën, siç raportohet, ia ka dërguar familjes së tij në Shqipëri si dhe një shumë prej 76,548 mijë euro që ishte shuma totale që grabiti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME