Categories Lajme

Xhepisti i vjedh portofolin të moshuarës në QSUT, mjekët i japin para të kthehet në shtëpi, në Durrës

Një paciente e moshuar ka rënë pre e vjedhjes në ambientet e jashtme të një prej spitaleve të QSUT, teksa ka qenë në radhë për të marrë shërbim. Ajo ka treguar se vinte nga Durrësi dhe në portofol kishte paratë, kartën ID dhe çdo dokument tjetër.

“Në datën 6 isha këtu. Ishte radhë e madhe. Isha e sëmurë nuk mund të hyja dot. Më shtynë dhe më morën 10 mijë lekë, kartë identiteti çdo gjë. Më morën portofolin me çdo gjë”, ka thënë ajo.

E moshuara ka ardhur përsëri në QSUT për të bërë konsultat dhe analizat e nevojshme, dhe aty i ka treguar gazetares historinë e saj. Pyeta policin thotë ajo, nëse kishte kamera për të gjetur hajdutin por ai i ka thënë se ishte i pamundur identifikimi.

Në këto kushte, pacientja e moshuar ka treguar se kanë qenë mjekët ata që e kanë ndihmuar të kthehej në shtëpi, në Durrës. “Më dha doktoresha 500 lekë dhe një doktor më dha 300 lekë që ika në Durrës”, është shprehur ajo për Ora News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME