Categories Lajme

Vodhi mbi 8,000 euro dhe aksesorë floriri, arrestohet 23-vjeçari

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar me iniciale E. N., në Tiranë, i cili dy ditë më parë, ka vjedhur në një banesë në Unazën e Re, mbi 8,000 euro dhe sende me vlerë.

Gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 8160 euro dhe aksesorët e floririt që u gjetën aty.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Home”.

Vodhi në një banesë, një shumë parash dhe sende me vlerë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen shuma 8160 euro dhe sendet me vlerë (aksesorë floriri), që u gjetën në banesën e 23-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një 26-vjeçar, se i kishin vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Home”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. N., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 10.10.2023, ka vjedhur në një banesë në Unazën e Re, rreth 8000 euro dhe sende me vlerë. Gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet me vlerë, që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 26-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME