Kualifikimet për EURO 2020 përfunduan për Kosovën mbrëmë me një paraqitje të mirë por me rezultat zhgënjyes, Por, futbollistët gjithmonë japin më të mirën për vendin e tyre dhe në mënyra të ndryshme, ata nuk ngurrojnë të shprehin dashurinë që kanë për Kosovën.
Një ditë pas humbjes 0-4 nga Anglia në ‘Fadil Vokrri’, ndeshja e fundit në Grupin A të kualifikimeve për ‘Euro 2020’, Mërgim Vojvoda ka bërë një postim në llogarinë personale, ‘Instagram’. “Ne e duam me zemër Kosovën”, ka shkruar Vojvoda.

Kujtojmë që Kosova do të kërkojë Evropën tani përmes play-off të Ligës së Kombeve.
