Territori shqiptar do të karakterizohet sot nga vranësira dhe kthjellime të pakta. Sipas meteoalb, herë pas here vranësirat do të sjellin edhe rrebeshe shiu afatshkurtra. Sakaq në mbrëmje pritet një përmirësim i ndjeshëm i motit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur në vlerat 5 deri në 22 gradë celcius. Era pritet të fryjë lehtë në tokë dhe mesatarisht në det, duke krijuar dallgëzim 4 ballë.
