Categories Lajme

Vranësira dhe reshje të pakta, si pritet të jetë moti sot

Sipas MeteoAlb: Vranësirat e shpeshta do dominojnë në pjesën më të madhe të ditës në pothuajse gjithë vendin, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar në Shqipëri reshje të pakta shiu. Pritet që më të fokusuara reshjet të jenë në zonat veriore. Por pas orëve të pasdites pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 31°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Lindja e kontinentit dhe pjesërisht Europa Jugore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa Europa Qëndrore paraqitet në ndikimin e vranësirave dhe reshje të shiu. Gjithashtu Britania e Madhe dhe Vendet Nordike do të mbizotërohen nga vranësirat e shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

Vranësirat e shpeshta do të jenë mbizotëruese në Kosovë për gjatë gjithë 24_orëshit. Parashikohet që herë pas here në intervale të shkurtra kohore vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme, duke krijuar mundësi për  reshje shiu  në të gjithë vendin.

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të përfshijnë të gjithë territorin e MV, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Parashikohet që më të dukshme vranësirat të jenë në orët e para të mëngjesit dhe pas mesdite. Ndërsa kthjellimet më prezente në vend paraqiten përgjatë orëve të mesditës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME