Si çdo të hënë meteorologu pranë MeteoAlb , Hakil Osmani tregoi për RTV Ora në emisionin “Ditë e Re” situatën meteorologjike në vend për ditët në vijim. Moti gjatë kësaj jave do të jetë kryesisht me diell por gjithashtu nuk do të mungojnë as vranësirat të cilat do të jenë prezente herë pas here. Sipas Osmanit fundjava do të na gjejë me reshje shiu ku në zonat malore do të ketë dhe reshje dëbore. “Dita e sotme ka nisur në prezencë të vranësirave dhe rreshjeve të pakta të shiut në zonat jug-perëndimore të territorit shqiptar, ndërsa zonat qëndrore kanë qenë përgjithësisht me vranësira të shpeshta por që nuk kanë sjellë reshje shiu.
Ndërsa zonat veriore kanë qenë me mot të kthjellët. Kjo situatë do të vijojë deri në orët e mesdites kur dhe pritet një përmirësim i dukshëm i kushteve të motit në pjesën më të madhe të vendit tonë. Dita e nesërme vijon të jetë në prezencë të vranësirave në zonat jug-perëndimore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë kryesisht nën dominimin e motit të kthjellët. E enjtja dhe deri mesditën e ditës së premte presim një mot të mirë , me shumë diell në vendin tonë. Herë pas here do të ketë edhe kalime të lehta vranësirash. E premtja në mbrëmje sjell një sistem vranësirash kryesisht në zonat veri- perëndimore si fillim duke bërë që këto rreshje të jenë në formën e rreshjeve të shiut, ndërsa mëngjesi i ditës së shtunë do të na gjejë pothuajse gjithë territorin shqiptar në prezencën e reshjeve .
Zonat e ultësirës perëndimore do të jenë nën prezencë të reshjeve të shiut, ndërsa një pjesë e mirë e zonës malore do të ketë edhe reshje dëbore gjatë kësaj fundjave.
Ndërsa e diela risjell sërish një mot më të qëndrueshëm se pasditja e dites së premte edhe e ditës së shtunë. Fundjava na ka rezervuar shi, dëborë por edhe diell gjatë ditës së diel”. Sa i përket vlerave termike do të kemi një ulje të ndjeshme të temperaturave ku termometri nuk do të regjistrojë më shumë se 15 °C.“Nga hëna deri ditën e premte pritet që në zonat malore vlerat minimale të jenë 0 deri në -1 °C, ndërsa vlerat maksimale në territorin shqiptar pritet të shkojnë më shumë se 15 °C. Në fundjavë presim reshje dëbore kryesisht në zonat veri-lindore të territorit shqiptar. Vlerat minimale do të arrijnë deri në -3 °C ndërsa vlerat maksimale nuk pritet të shkojnë më shumë se 12 °C“.
