Categories Lajme

Vrasja e adoleshentit ngre Francën në këmbë, digjen dhjetëra makina, mbi 150 të arrestuar

Janë intensifikuar ndjeshëm protestat në Paris dhe qytete të tjera franceze pas vrasjes së 17 vjeçarit Nahel dy ditë më parë nga policia, pasi nuk ndaloi në një postbllok.

Dhjetëra makina, dyqane e kosha mbeturinash u dogjën, teksa policia raportohet të ketë arrestuar më shumë se 150 persona që kishin dalë në rrugë kundër dhunës, për të dytën natë radhazi.

Tensionet e para u regjistruan në Toulouse dhe në Lille ku protestuesit sulmuan me sende të forta dhe fishekzjarrë policinë. Pak pas mesnate protestat u përshkallëzuan në periferi të Parisit, por edhe në qytete të tjera të mëdha si Lion apo Touluse. Pas akteve të dhunës, presidenti Emmanuel Macron thirri në takim njësinë ndërministrore të krizës.

“Një natë dhune e padurueshme kundër simboleve të Republikës: bashkitë, shkollat ​​dhe stacionet e policisë u dogjën ose u sulmuan”, shkroi në Twitter ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin.

Më shumë se një duzinë makinash dhe disa kosha plehrash u dogjën dhe barrikada u shfaqën në rrugë. Protesta vazhdoi gjatë natës në Paris, ku policia iu përgjigj hedhjes së gurëve me gaz lotsjellës.

Në Clamart, një tramvaj u dogj dhe në Essonne, në jug të Parisit, një grup njerëzish i vunë flakën një autobusi pa njeri brenda. Në Seine-Saint-Denis, një departament në veri-lindje të kryeqytetit, ka pasur akte të shumta vandalizmi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME