Categories Lajme

Vrasja e Ardian Nikulajt/ U dyshua se u përdor nga autorët, bllofi me “Land Rover-i”: S’ka lidhje me ekzekutimin e biznesmenit

Grupi hetimor pas verifikimeve ka dalë në përfundim se makina tip “Land Rover” nuk është përdorur në vrasjen e biznesmenit lezhjan, Ardian Nikulaj.

Burimet bëjnë me dije se ajo i përket dy shtetasve zviceranë. Pas marrjes në pyetjet ata kanë thënë se kishin ardhur në vendin tonë për pushime. Madje kanë treguar dhe itinerarin.

Çifti i bashkëshortëve nga Zvicra sqaruan hetuesit se kanë marrë një shtëpi me qira në fshatin Kukël dhe nuk kanë pasur dijeni për vrasjen. Kështu që bien dyshimet se mjeti u përdor nga autori I vrasjes, pasi braktis motorin.

Hetimet për atentatin ndaj kandidatit për këshillin bashkiak të Lezhës janë përqendruar në verifikimin e shtetasit anglez, I cili pasi ndodhi ekzekutimi u nis nga Shëngjini drejt aeroportit të Rinasit dhe u kthye në Angli.

Organet e drejtësisë kanë bërë gati një letër porosi me disa pyetje për t’ia dërguar homologëve në Britani.  Burimet theksojnë pyetjet që do ti drejtohen shtetasit anglez kanë të bëjnë me qëllimin e vizitës së tij në Shëngjin, takimet që ka kryer, lëvizjet para dhe pas ngjarjes.

Ai do të pyetet dhe për personat që e kanë shoqëruar gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua në 19-prill në lokalin në pronësi të tij në plazhin e Shëngjinit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME