Categories Lajme

Vrasja e Demir Backës në Fier dhe grabitja e biznesmenit në Nikël, Meta: Kërcënim serioz për rendin e sigurinë e jetës

‘Ngjarje të rënda që përbëjnë një kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë e jetës e pronës në vend’, kështu i ka konsideruar Presidenti Ilir Meta ngjarjet e fundit të ndodhura në vend, ekzekutimin e Demir Backa mbrëmjen e së shtunës dhe grabitjen e biznesmenit Nazmi Çangu në orë e para të mëngjesit të së dielës.

Me një postim në Facebook, Meta shkruan se këto ngjarje përbëjnë një kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë e jetës e pronës në vend. Ai i bën thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ të Shtetit që të bashkëpunojnë për të vënë përpara përgjegjësisë autorët.

“Dënoj me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, vrasjen e biznesmenit Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitjen dhe torturimin e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës.

Këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale”, shkruan Meta.

Në pak orë diferencë dy ngjarje të rënda ndodhën në vend, një ishte vrasja e Fier e Demir Buckës pranë një qendre tregtare, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi  nga dy autorë me një mjet në lëvizje. Pista e hakmarrjes dhe konfliktet që mund të kenë sjellë prishje të ekuilibrave me personat me influencë në Fier, dyshohet se kanë qenë dhe shkaku i ekzekutimit të tij.

Po ashtu gjatë orëve të para të mëngjesit në Fushë Krujë, 10 persona të armatosur dhe me maska kanë dhunuar biznesmenin Nazmi Çungu dhe i kanë vjedhur atij para cash dhe sende të çmuara që kapin vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME