Categories Lajme

Vrasja e Fatbardh Licit/ Kamerat “tradhtuan” çiftin, zbardhet dëshmia e të dashurës së Safet Bajrit (PAMJE)

Herët në mëngjes më 10 gusht 2018, Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobracit, u nis nga Tirana bashkë me të dashurën e tij, E.A., ish-miss dhe Astmer Bilalin, pasi kishte planifikuar vrasjen e Fatbardh Licit. Në Lezhë mbërrijnë në orën 06:11, prej andej në Shkodër.

Sipas SPAK, dyshohet se Safet Bajri dhe Bilali marrin automjetin e vjedhur dhe afrohen te lokali që Sokol Lici kishte me qira. Aty pinte çdo mëngjes vëllai i Sokolit, Fatbardh Lici. Këtë të fundit e qëllojnë me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, mjeti ka lëvizur në drejtim të Dobracit, ku ka hyrë në rrugicën që të çon te lokali i Bajrave, ku dyshohet të ketë zbritur Safet Bajri. Më pas, Astmer Bilali djeg automjetin që përdorën në vrasje.

20 minuta më vonë, është E.A., e dashura e Safetit, që drejtonte automjetin me të cilin janë larguar.

Para hetuesve, vajza ka deklaruar se ka qenë në Tiranë kur ka ndodhur vrasja, por në fakt ka gënjyer, pasi shfaqet në pamjet filmike në Shkodër 20 minuta pas atentatit ndaj Licit. Për këtë arsye, SPAK ka firmosur urdhër-arrest ndaj saj dhe ajo ka përfunduar në pranga, nën dyshimet për krijim të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje të autorëve të krimit.

Sipas hetuesve, ka dyshime se ajo kishte dijeni për ngjarjen.

SPAK thotë se ishte Behar Bajri që përplasi Ibrahim Licin e Astmer Bilalin.

Fatbardh Licin e vranë në shenjë hakmarrjeje, pasi dyshonin se Ibrahimi kishte vrarë mikun e tyre, Boran Bërcana, dhe partneren e tij, Silvi Ndoci. Boran Bërcana dyshohej si autor i atentatit me tritol ndaj Pellumb Kullës, dhëndrit të Licëve. Bërcana ishte shok me Gjin Ndojin, që u vra, sipas SPAK, nga Behar Bajri.

Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali janë tashmë zyrtarisht të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit. Ata u tradhtuan nga kamerat e sigurisë në qytet dhe, në çdo lëvizje, u fokusuan.

Analizimi i pamjeve filmike dhe provave të tjera ka bindur hetuesit se Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali janë autorë të vrasjes./VNA

   

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME