Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë zbuluar se autorët kanë përdorur edhe një makinë të tretë për t’u larguar nga vendngjarja.

Pas vrasjes së Bejtajt në vilëne  tij në Larushkë, 4 autorët e dyshuar janë larguar me automjetin “Land Rover” që e kanë djegur në fshatin Hasan. Pas këtij episodi, sipas hetimeve rezulton se grupi është ndarë në dy pjesë, ku për t’u larguar kanë përdorur një automjet tip “Golf”, si dhe automjetin e dytë të cilin policia po kërkon për të gjetur.

Automjeti i parë tip “Golf” që rezultoi në pronësi të të arrestuarit Edison Haxhiu, është larguar drejt Bubqit, ndërsa automjeti I dytë ka dyshime se është larguar në drejtim të qytetit të Kamzës.

Nga ana tjetër grupi hetimor ka hedhur poshtë pretendimete e Edison Haxhiut dhe Ilir Beqarajt, dy të arrestuarit për atentatin ndaj Gentian Bejtjes, pasi makina tip “Golf7” nuk ka qenë e pajisur me GPS për të monitoruar lëvizjet. Janë dhjetra kamera sigurie që sipas hetimeve faktojnë lëvizjet e automjetit tip “Golf 7” pranë vendit të ngjarjes dhe pranë makinës që u dogj nga autorët e dyshuar.

Sipas dinamikës së ngjarjes, e rindërtuar nga grupi hetimor me hapjen eedhe të kamerave të sigurisë në bizneset pëerreth I gjithë atentati ka ndodhur për vetëm 2 minuta.

Rezulton se në orën 16:14 minuta të pasdites së 15 Marsit në rrugicën e banesës së Gentian Bejtajt, futen autorët me ‘Land Roverin” ngjyrë të zezë, ndërsa nga po të njëjtat pamje dy minuta më pas, në orën 16:16 largohet duke dalë në rrugën kryesore dhe lëvizur në drejtim të mbikalimit të Fushë- Krujës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME