Categories Lajme

Vrasja e Martin Bardhit, polici zbulon se motori i makinës “Jeep” erdhi nga Kosova

Hetimet për vrasja e 60-vjeçarit Martin Marku alias Bardhi në Rrëshen, kanë sjellë zbulimin e detajeve të reja, po ende policia është larg identifikimit të autorëve që kanë marë pjesë në këtë vrasje të ndodhur në 26 shtator 2023.

Krimi i rëndë që i mori jetën 1 personi dhe plagosi tre të tjerë, ndodhi para komisariatit të Rrëshenit.

Gazetari Elton Qyno i “Ora Neës” ka mësuar se hetimi i kësaj çështje ka zbuluar numrin serial të motorit, në makinën tip “Jeep” që u gjend e djegur në fshatin Gëziq.

Përmes këtij numri, policia ka zbuluar motori i makinës ka hyrë në Shqipëri nga Kosova.

Futjen e tij e ka bërë një person nga qyteti i Laçit, i cili më pas ka treguar se këtë motor e ka shitur tek persona të tjerë, të cilët nuk është në gjëndje ti kujtojë.

Sipas burimeve të policisë, makina e përdorur në vrasje është vënë në lëvizje duke bashkuar disa pjesë mekanike.

Një ndër këto pjesë ka qënë dhe motori, i futur në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës. Identifikimi i personit që ka sjellë motorin, nuk ka ndihmuar në zbulimin e autorëve të krimit.

Kjo pasi gjatë marjes në pyetje, personi nga Laçi ka pranuar se ishte ai që e ka sjellë motorin në Laç, por më pas këtë motor e kishte shitur tek persona që nuk i kujtonte.

Sipas policisë motori më tej është montuar tek makina tip “Jeep”, duke e kthyer atë në një mjet pune. Aktualisht hetimet ndaj këtij rasti vijojnë të jenë mjaft aktive, ndërsa shumë persona janë marë në pyetje.

Përmes pamjeve filmike policia ka zbuluar siluetën e lëvizjes së makinës “Jeep”, e cila lëviz në zonën e Rrëshenit dhe pasi kryejnë vrasjen largohen me shpejtësi.

Deri në këtë fazë, policia beson se vrasja lidhet me konfliktin që familja e Bardhit ka me anëtarë të fisit Reçi në Rrëshen.

Gjashtë muaj para se të vritej, 58-vjeçari Martin Marku alias Bardhi, u arrestua nga policia si person i dyshuar që ka qëlluar më armë ndaj Saimir Reçit.

Ndërsa për këtë krim vijon të jetë në kërkim, djali i Martinit, shtetasi Enrik Bardhi.

58-vjeçari ka pretenduar se nuk kishte lidhje me sulmin me armë ndaj Saimir Reçit, ndodhur në 26 mars 2023, duke paraqitur në gjykatë pamje filmike se mdodhej në një vend tjetër.

Nisur nga ko situatë në muajin Korrik 2023 gjykata e Lezhës, ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.

Bardhi kishte vetëm 2 muaj që gëzonte lirinë, ndërsa në muajin shtator kishte filluar të dilte lirshëm në qytetin e Rrëshenit.

Prezenca e tij në qytet kishte vënë në lëvizje anëtarët e fisit Reçi në Rrëshen, të cilët ditën e djeshme organizuan vrasjen e Bardhit në mes të qytetit dhe plagosjen e tre prrsonave të tjerë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME