Categories Lajme

Vrasja e Pëllumb Metës, policia kryen ekspertimin: Të tre fëmijët dhe bashkëshortja dinë të përdorin armë

Një eksperiment hetimor ka befasuar hetuesit për ngjarjen e rëndë të vrasjes së Pëllumb Metës nga fëmijët e tij.

Hyseni, Hygerta, Amarildo dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë. Ky fakt është bërë i ditur falë një eksperimenti hetimor që është kryer nga prokuroria në një poligon në Durrës.

Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjeçarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta.

Fillimisht ishte studentja e cila pranoi se kishte vrarë babain, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.

Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles. Pas zbulimit të trupit, Hygerta pranoi krimin dhe tha se babai kishte vendosur ta fejonte me një emigrant pa dëshirë. Ndërsa pretendonte se babai i kishte dhunuar në mënyrë sistematike. Policia arrestoi më pas dy djemtë e viktimës dhe ishte Hyseni djali i madh që pranoi krimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME