Categories Showbiz

Hodhi dyshime për daljen e Bardhit nga Big-u, Sara zbulon të vërtetën: Nuk më intereson se çfarë mendon…

Spektaklin e së shtunës, Bardhi u largua nga Big Brother VIP Albania 3. Kjo pas lajmit që i dha vëllai se nëna e tij nuk ishte mirë dhe se ndodhej në spital.

E para që dyshoi për këtë ishte partnerja e tij, Sara Gjordeni me të cilën gjithashtu u njoh në këtë format. Ajo ka qenë e ftuar në Fan Club, ku ka folur për të gjitha këto dhe për raportin me Bardhin.

“Nëna e Bardhit është shumë mirë. U nxitova, fola para kohe. Isha në dijeni paraprakisht që Bardhi do e linte shtëpinë, thjesht mendoj që stafi i tij do kishte pasur një menaxhim më të mirë të situatës”, u shpreh ajo.

Modelja e njohur theksoi: “Përveç Bardhit dhe familjes së tij, nuk më intereson se çfarë mendon një palë e tretë. Thjesht më intereson edhe mënyra se si ndihet Bardhi, ka pasur një dëshirë shumë të madhe për të qenë në Big Brother”.

Që nga momenti që del nga shtëpia, Bardhi intervistohet menjëherë dhe kështu jep disa përgjigjje të cilat kishin të bëjnë edhe me Sarën edhe me familjes e tij.

Gazetarja: Brenda shtëpisë së Big Brother ke bërë deklarata të forta për Sarën, duke e quajtur madje edhe nënën e fëmijëve të tu, a do të të vinte keq nëse familja juaj nuk e përqafon këtë romancë?

Bardhi: Po do të më vinte keq, por do ta takoj familjen së pari se nuk e di ku janë çfarë po bëjnë, si është nëna, ato janë primare për momentin.

Gazetarja: Do të shkoje gjithsesi kundër aprovimit të tyre?

Bardhi: Dua ta di si është nëna, për pyetjet e tjera nuk kam koment.

Gazetarja: I qëndron atyre që the për Sarën aty brenda?

Bardhi: Po, normal që po, se s’ka pse jo.

Gazetarja: Më duhet të cek edhe diçka që edhe në Prime Sara hodhi vazhdimisht dyshime se familja nuk është dakord me lidhjen tuaj, si u ndjeve kur e dëgjove Sarën?

Bardhi: Unë këtë se paskam dëgjuar sepse nuk kam qenë aty, mezi po pres t’i shoh dhe t’i gjykoj në mënyrë të drejtë.

Gazetarja: Sara dhe ti do të jeni bashkë?

Bardhi: Shpresoj dhe besoj që po.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME