Categories Lajme

Vrasja e të riut shqiptar nga bashkatdhetari, avokatja e 52-vjeçarit: Çështja është delikate

52-vjeçari shqiptar Petrit Gega, akuzohet për vrasjen e bashkatdhetarit të tij 33-vjeçar Alfons Kola.

Ngjarje kjo e ndodhur pasditen e së mërkurës në Itali. Mediat  e huaja shkruajnë se 52-vjeçari iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve të hetuesve italianë.

Kujtojmë se vrasja ndodhi jashtë ambienteve të një lokali në Calcinato të Brescia-s, ku të pranishëm ishin dëshmitarë të shumtë.

Gega, u arrestua pak kohë pas vrasjes, ndërsa theksohet se se para hetuesve ka dhënë versionin e tij, por mediat italiane shkruajnë se autoritetet kanë qenë të rezervuar duke mos dhënë shumë detaje, por janë mjaftuar me argumentin se bëhet fjalë për një çështje delikate.

“Bëhet fjalë për një çështje delikate”, mësohet të ketë thënë avokatja e 52-vjeçarit.

Kujtojmë se 52-vjeçari e goditi të riun disa herë me thikë buke dhe e la të gjakosur në mes të rrugës. 33-vjeçari u transportua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME