Categories Lajme

Vrasja mizore/ Të vërtetat e Naim Murselit që çuan Liridonën në varr!

Liridona Ademaj 30 vjeç, u vra mizorisht në një plan të organizuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

Pasi e thirri gruan e tij për darkë, së bashku me dy djemtë e tyre, ai e nxori në pritë dhe e la të përballej me vrasësin që vetë e kishte zgjedhur.

Fillimisht, versioni i Murselit ishte që familja ishte përballur me një grabitje dhe në përleshje e sipër, ai kishte mundur të merrte vetëm 2 djemtë, teksa e shoqja ishte vrarë me një plumb pranë kokës nga hajduti.

Të nesërmen e ngjarjes, më 30 nëntor 2023 Naim Murseli priti ngushëllime me dorën në zemër për bashkëshorten që vetë kishte urdhëruar të vritej.

Sipas raportimeve të deri tanishme policia e Kosovës, ka hetuar dhe zbardhur identitetin e vrasësit dhe bashkëpunëtorëve që natën që vrasja kishte ndodhur, por për të mos prishur ceremoninë mortore, kishte zgjedhur të mbante nën vëzhgim të dyshuarit, për ta arrestuar Naim Murselin menjëherë pas varrimit të së shoqes, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Një mister që ende sot vijon dhe hetohen nga ana e autoriteteve të Kosovës është arsyeja pse Naim Murseli kishte zgjedhur të vriste bashkëshorten e tij, pas një darke familjare në prezencë të dy fëmijëve të mitur.

Fillimisht vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka hamendësuar se shkaku i vetëm pse mund të kryehej kjo vrasje ishte siguracioni i jetës që kishte 30-vjeçarja në Suedi.

Një shumë e lartë prej 20 milionë eurove, e cila është hedhur poshtë nga analistët e mediave, duke e konsideruar këtë gjë të pavërtetë.

Nga ana tjetër familjarët e të ndjerës, të cilët kishin patur dyshimet e tyre për Naim Murselin, kërkuan rivarrim të trupit të pajetë të Liridonës, duke vendosur kështu “nderin kanunor” në vend.

Por çfarë nuk shkon në këtë ngjarje?

Gjatë prononcimeve nëpër media Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës në një moment shprehet se: I thash motrës mos shko për darkë, rri më mirë në shtëpi!

Duke lënë hapësirë kështu për dyshimet se ndoshta mes çiftit kishte konfliket dhe në djeni për këtë ishte dhe familja e Liridonës.

Nga ana tjetër, ajo ishte një skenë krimi në një rrugë pa ndriçim dhe kamera, teksa në të gjithë dinamikën e ngjarjes, vrasja ishte zhvilluar në mënyrë amatoreske, me shumë gabime dhe lehtë për tu identifikuar nga policia.

Më tej mësohet se arma me të cilën është vrarë Liridona është siguruar nga vetë bashkëshorti dhe nga gjurmët e gishtave është identifikuar se edhe plumbat janë vendosur në të nga Naim Murseli.

Edhe pse Prokuroria Themelore e Prishtinës vijon hetimet dhe ende nuk ka dalë në një përfundim të saktë, duket qartë se Naim Murseli ka dashur të shpëtonte nga Liridona Ademaj edhe pse së bashku kishin 13 vite martesë dhe 2 fëmijë ende të mitur.

Një krim diletant si ky, i organizuar nga një profil vrasësi pa përvojë dhe më tepër se amatoresk, flet shumë për Naim Murselin dhe ngre dyshime të forta për arsyet pse ky i fundit kërkonte me nxitim vdekjen e gruas së tij dhe nënës së dy djemve të mitur.

“Një mashkull që vret një femër, është vetë femër”– kështu ka thënë aktivisja dhe feministja Diana Russell.

Teksa Liridona në 2019 kishte bërë një kërkesë në gjykatën suedeze për divorc nga Naimi, mendohet se e reja kishte djeni për diçka që Murseli nuk dëshironte t’i zbulohej.

  • Mos vallë Naim Murseli kishte lidhje jashtëmartesore me persona të gjinisë së njëjtë dhe për këtë ishte në dijeni Liridona?
  • Ndoshta Naim Murseli ishte zhytur në para të pista , në veprimtari të jashtëligjshme dhe kërkonte t’ja hidhte paq duke i mbyllur gojën bashkëshortes njëherë e përgjithmonë?
  • Apo Murseli si një burrë, i zhburrëruar, me kompleksë të theksuara maskuliniteti kërkonte që njëherë të vetme në jetën e tij ishte i zoti dhe të tregonte autoritetin e tij mbi gruan?

Teksa skema e parave të sigurimit shëndetësor tashmë ka rënë, pistat e reja për orintimin seksual, veprimtaritë e jashtëligjshme, paratë e pista dhe komplekset e burrërisë së Naim Murselit janë duke u hetuar nga autoritetet në Kosovë.

Vrasja e Lirdona Ademajt, nënës së dy fëmijëve të mitur dhe gruas që e donte jetën ka tronditur shumë opinionin publik. Kjo ngjarje e rëndë nuk mundet kurrsesi të konsiderohet femicid as krim me gjini, por krim mbi njerëzimin!/ Semiljana Azizi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

59-vjeçari u dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, zbardhet dinamika e ngjarjes së 13 prillit në Durrës. Arrestohet 42-vjeçari…

Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e vdekjes së një 59-vjeçari, ngjarje e cila fillimisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 62-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestruan dhe akuzat ndaj tij nga policia e Lezhës

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (18 prill) nga policia e Lezhës, pasi akuzohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja arsenali i sekuestruar në Burgun e Peqinit, Nga çakmaku i shkrirë për thikë dhe kaçavidat e improvizuara, te gërshërët etj….

Thika dhe kaçavida të improvizuara, gërshërë, pirun, pajisje elektronike dhe deri në çakmakë dhe kabuj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i befasishëm në burgun e Peqinit, nisin kontrollet në qeli

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe…

LEXO ME SHUME