Categories Lajme

Vritet dhe digjet çifti francez, tronditës rrëfimi i djalit të tyre: Isha unë

I gjithë populli francez është duke kaluar një moment “shokues” pasi një 15-vjeçar ka deklaruar në polici se ka vrarë dy prindërit e tij.

“Isha unë”, thuhet se u ka rrëfyer ai hetuesve.

Siç raportojnë mediat e huaja i riu ka vrarë prindërit e tij me një pushkë në emër të babait pasi ky i fundit praktikonte qitje sportive. Më pas 15-vjeçari i ka vënë zjarrin shtëpisë për të fshirë çdo lloj gjurme që mund ta lidhte me vrasjen e dyfishë.

Hetuesit kishin rreth një javë që po punonin për çështjen, pasi kishin gjetur trupat e dy bashkëshortëve të djegur, por me plagë të shumta me armë zjarri.

Policia franceze në fillim është fokusuar në gjetjen e 15-vjeçarit, djali i viktimave i cili ishte zhdukur pa lënë gjurmë, në fillim është menduar për një sulm terrorist dhe grabitje ndaj familjes e cila kishte dhe një fermë në pronësi të saj.

Por i gjithë opinioni francez u trondit rëndë kur djali u gjet në Montperllie dhe nuk nguroi të pranonte krimin se kishte vrarë prindërit, duke thënë fillimisht “isha unë”.

Sipas asaj që shkruajnmediat franceze, djali do të kishte rrëfyer qartë para Prokurorisë se kishte vrarë nënën dhe babanë e tij me të shtëna me armë zjarri, një version që përputhet me gjendjen e trupave të gjetur, të dy të gjetur me plagë me armë zjarri në kokë dhe gjoks. 15-vjeçari ka shpjeguar gjithashtu se prej disa kohësh ka menduar të “eliminojë prindërit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME