Categories Lajme

Vrasja në 2014-ën në Greqi, shqiptari Jani Zoto del i pafajshëm, autori i vërtetë rezulton fqinji pakistanez

Shqiptari Jani Zoto nuk është autori i vrasjes së 43-vjeçares në Greqi. Policia greke ka zbardhur vrasjen e rumunes, 9 vite pas krimit. Nëna e tre fëmijëve u gjet e zhveshur në banjë e masakruar me thikë në vitin 2014. Për krimin u akuzua shtetasi shqiptar 54-vjeçar Zoto Jani, mirëpo është zbuluar se autor i krimit ka qenë fqinji i tyre, me origjinë nga Pakistani.

Gazeta “Demokratiki”, shkruan se në korrik është arrestuar në Gjermani një pakistanez, i cili sipas gjurmës së gishtave ka qenë përfundimisht autori i vrasjes. Ai u arrestua në Gjermani për vjedhje dyqani dhe pas një hetimi u identifikua shenja e gishtit, teksa po merrej në pyetje ai dyshohet se ka rrëfyer se kishte vrarë një grua në Greqi.

Në prill të vitit 2023, “Demokratiki” zbuloi se u vërtetua mospërfshirja e 54-vjeçarit, i dënuar në qershor 2015 me burgim të përjetshëm, në krimin e rëndë. Kështu ai u la i lirë me kushtet shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit dhe paraqitjes një herë në muaj në komisariatin e vendbanimit të tij.

Provat ishin gjurmët e gishtërinjve të marra nga pllakat e banjës pranë trupit të pajetë të 43-vjeçarit dhe i përkisnin një pakistanezi që jetonte me bashkatdhetarët e tij në një apartament në katin e parë në pallatin ku u krye krimi.

Ngjarja kishte shkaktuar bujë e indinjim të opinionit publik pasi 43-vjeçarja u gjet e zhveshur në vaskë me shumë goditje me thikë në barkë, organet gjenitale dhe qafë.

Sipas fqinjëve në orën 13:00 të 14 prillit 2014 dëgjuan klithma për ndihmë, ndërsa në 13:30, 54-vjeçari shqiptar doli i tmerruar nga shtëpia duke kërkuar ndihmë për gruan e therur barbarisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME