Categories Lajme

Fëmijët vdesin nga dehidratimi, mbi 8500 viktima, popullsia e Gazës po dehumanizohet

Ushtria izraelite konfirmoi se qëndron pas sulmin në kampin e populluar të refugjatëve të Jabalias në Gaza, ku pretendon se ka vrarë një komandant të lartë të Hamasit dhe ka shkatërruar infrastrukturën nëntokësore të grupit militant.

Shpërthimi masiv shkaktoi viktima të shumta, rrafshoi godina dhe krijoi kratere të mëdha në zonë. Imazhe të ndryshme nga vendi i ngjarjes treguan fëmijë të vdekur ose të plagosur rëndë.

Shpërthimi i së martës ndodhë në atë që sipas agjencisë kryesore të OKB në mbështetje të palestinezëve në territor, është kampi më i madh i refugjatëve në Gaza.

Kreu i agjencisë tha se e gjithë popullsia e Rripit po dehumanizohet, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një katastrofë shëndetësore publike, teksa foshnjat po vdesin nga dehidratimi.

E rëndë situata në spitale, ku mjekët po marrin masa drastike për të trajtuar të plagosurit.

Shërbimet telefonike dhe të internetit janë ndërprerë plotësisht në Gaza, në të dytin blackout në një javë.

Izraeli duket i vendosur të vazhdojë me operacionin ushtarak, nga ajri dhe toka. Siç bëri të ditur ushtria, mbi 11 mijë shënjestra të Hamasit janë goditur që prej fillimit të luftës, ndërsa 326 ushtarë izraelitë kanë mbetur të vrarë.

Autoritetet palestineze sakaq, raportojnë mbi 8500 viktima që kur Izraeli nisi sulmet më 7 tetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME