Categories Lajme

Vrasja në Tiranë, zbulohet fotoja e vajzës që u masakrua me thikë nga partneri palestinez

Kjo është Rayyan Alwan , 24 vjeçe. Ajo nuk jeton më dhe për vrasjen e saj autoritetet po përpiqen të vënë në dijeni prindërit palestinezë.

Më 19 shkurt, ora 15:00 e reja shfaqet duke hyrë në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit. Rayyan është e shoqëruar me Fadi, që është bashkëshorti dhe për policinë është edhe i dyshuari kryesor dhe i vetmi që akuzohet se e masakroi me një thikë.

Të dhënat hetimore tregojnë se çifti për dhjetë ditë mori me qira një banesë përmes Airbnb. Kishin udhëtuar nga Berlini drejt Shqipërisë si turistë. Të paktën këtë besonte e reja, por jo I shoqi që kishte një plan tjetër, ta vriste dhe të arratisej.

Në dëshminë e pronares së shtëpisë , ata të dy u përshkruan si një çift nga Lindja e Mesme që flisnin gjermanisht dhe arabisht. Gruaja e cila ju dha çelësat nuk vërejti asgjë të dyshimtë. Por nëntë ditë më vonë, në 27 shkurt dëshmitarja telefonoi policinë e shqetësuar për heshtjen që kishte vërejtur në apartamentin ngjitur.

Dinamika e krimit siç beson policia ka ndodhur mes 19 shkurtit dhe 22 shkurtit, dita kur dera u hap dhe brenda në banesë u gjet e pajetë  Rayyan. I shoqi që dyshohet se e goditi barbarisht përpara se të dilte prej andej kishte fshirë cdo gjurmë

Ai udhëtoi herët në mëngjes në të njëjtën ditë datë 22 shkurt, duke e lënë Shqipërinë.

Nga të dhënat e mbledhura rezulton se I dyshuari është larguar përmes Greqisë drejt Amsterdamit . Fadi Alwan 49 vjeç pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, ndërsa mjekësia ligjore do të vërtetojë shkencërisht se kur u vra Rayyan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME