Categories Lajme

Vrau 18 persona në kolegj, ky është i riu që shkaktoi tragjedinë në Krime

Të paktën 18 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi në një kolegj në Krime, rajon ukrainas i aneksuar nga Rusia.

Zyrtarët fillimisht thanë se një “pajisje eksplozive e paidentifikuar” ka shkaktuar shpërthimin në kolegjin teknik në Kerç, por më vonë thanë se të gjitha viktimat vdiqën nga plagët me armë zjarri. Sipas hetuesve rusë, një student 18-vjeçar është përgjegjës për sulmin dhe se ai e ka vrarë veten.

Ai u identifikua si Vladislav Roslyakov. Roslyakov besohet se ka hapur zjarr brenda ndërtesës së kolegjit. Duke folur për incidentin, presidenti rus, Vladimir Putin, tha:

“Është tashmë e qartë se ishte një krim, motivet e kësaj tragjedie po hetohen. Publiku i gjerë do të informohet për rezultatet e punës që po bëjnë autoritetet e zbatimit të ligjit dhe shërbimet speciale”.

Incidenti fillimisht u përshkrua si “akt terrorist”, por Komiteti Hetues i Rusisë e riklasifikoi atë si “vrasje masive”. Njësitë e rojes kombëtare u dërguan në vendin e ngjarjes.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME