Categories Lajme

Vrau Jurgen Dukën, dorëzohet ish polici (EMRI)

Mbrëmjen e sotme, pas negociatave të vazhdueshme me familjarët e tij, është vetëdorëzuar në polici, ish efektivi Arbër Sula i cili në datën 14 dhjetor përdori armën e shërbimit në një konflikt fizik duke lënë të vdekur.

Ngjarja ndodhi në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti mes viktimës, Jurgen Duka dhe efektivit, Arbër Sula ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i Plotë:Tiranë, Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit Jurgen Duka.

Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, mbrëmjen e sotme, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, është vetëdorëzuar shtetasi Arbër Sula, (ish-punonjës Policie), ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas, më datë 14.12.2021, në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën e shërbimit (në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë punonjës Policie, jashtë shërbimit), shtetasin Jurgen Duka, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME