Categories Lajme

Vrau kunatin sepse i përdhunonte të bijën, avokati i 50-vjeçarit shqiptar zbulon dëshmi të reja për abuzimet e 33-vjeçarit

Të tjera fakte tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me rastin vrasjes së 33-vjeçarit shqiptar në Greqi Erion Pelivani nga kunati i tij 50 vjeçar, Fatmir Trellari, pasi ky i fundit kishte zbuluar se i kishte përdhunuar vajzën e tij për vite me radhë. Mediat greke kanë publikuar të dhëna të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të së martës, ku 50-vjeçari shqiptar vrau kunatin e tij 33-vjeçar, i cili i përdhunonte vajzën e tij nga martesa e parë, pasi ajo kërcënohej nga dhunuesi me publikimin e videove dhe fotove intime, në këmbim të parave.

“ Autori e ka kuptuar përmasat e pasojave të veprimit të tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë pasi ai ishte mbështetës i tyre. I ka siguruar siguri në jetë, i ka mbështetur financiarisht”, tha avokati i autorit.

Në mbështetje të pretendimeve të 18-vjeçares, kanë dëshmuar dhe motrat e saj, ndërkohë që mësohet se mbi ngjarjen kanë pasur dijeni edhe persona të tjerë.

Në një prononcim për televizionin ASTRA, Alexis Kougias, pjesë e mbrojtjes së autorit të vrasjes, tha se “ka një element tronditës” në çështjen që pritet të zbardhet në ditët në vijim.

“Ka një element tronditës, që është element zyrtar. Nuk dua të zbuloj asgjë më shumë. Megjithatë, ka një element që në një moment të pakundërshtueshëm, para se njeriu që unë mbroj të kryente aktin e kundërligjshëm pasi kishte mësuar se çfarë po kalonte vajza e tij, ajo ia kishte treguar më herët profesorit të saj në universitetin që ndjek”, theksoi z. Kougias.

Njëkohësisht persona nga ambienti i afërt i 18-vjeçares nxjerrin në dritë fakte të reja. Një mikeshë e saj raporton se 33-vjeçari e vizitonte në shkollë dhe e priste jashtë.

“Ai vinte jashtë shkollës, priste gjithmonë që vajza të mbaronte mësimin. Më herët ai ngacmonte vajza të tjera, madje ajo kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë të ndalonte atë që po bën se ajo është shumë më e vogël se ai. Në përgjithësi ngacmonte vajza nën 18 vjeç”, rrëfen shoqja e 18-vjeçares.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME