Categories Lajme

Vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin, Gjykata e Lezhës dënon me 8 vite burg 17-vjeçarin

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 8 vite burg, 17-vjeçarin Florian Përvathi për vrasjen për gjakmarrje të bashkëfshatarit të tij, Lek Lekgjonaj.

I riu u dënua për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. I mituri u dënua me 12 vjet burg pasi është i mitur nën 18 vjeç. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij u ul me 1/3 në 8 vjet.

Prokuroria bazuar në rrëfimin e 17-vjeçarit tha se ai e ka kryer krimin me paramendim, për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë në vitin 2009, kur ai ishte vetëm 4 vjeç.

Gjithashtu u zbulua se  i riu e kishte siguruar pistoletën një vit më parë.

Avokati mbrojtës nuk e kundërshtoi vendimin e gjykatës.

Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyrë me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij. Menjëherë pas krimit ai u vetëdorëzua në polici duke pranuar autorësinë dhe treguar dhe motivet e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME