Categories Lajme

Vrau studenten greke, shqiptari mohon akuzat: Janë sajesa

Aleksandër Luca është marrë në pyetje për ngjarjen e dytë ku dyshohet se është i përfshirë. Shqiptari 20-vjeçar, që është një nga dy të akuzuarit për vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, sot është transferuar nga burgu i Grevenas për në ishullin e Rodos, pasi dyshohet i përfshirë në një rast të dytë përdhunimi.

Hetuesit grekë e kanë pyetur për abuzimin e një 19-vjeçareje me aftësi të kufizuara, ngjarje për të cilën është arrestuar një 23-vjeçar rom si bashkëpunëtor. Sipas mediave greke, Aleksandër Luca ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje. Ai thotë se përmendja e emrit të tij është sajesë e 23-vjeçarit rom, që po përpiqet të fajësojë atë.

Mohimi i tij për akuzat bie ndesh me dëshminë e 23-vjeçarit, por edhe të vajzës së abuzuar. Kjo e fundit ka thënë se i njeh që të dy personat, por nuk kishte shoqëri me ta. Avokatja e 19-vjeçares ka thënë më herët se vajza ishte abuzuar seksualisht dy herë. Ajo ishte kërcënuar pikërisht nga shqiptari që të mos fliste për atë që kishte ndodhur. Kjo ngjarje daton më 1 dhjetor 2018 në Rodos, pak orë pas ngjarjes së rëndë në këtë ishull, kur studentja 21-vjeçare Eleni Topaloudi u përdhunua, dhunua dhe më pas u vra. Aleksandër Luca është i arrestuar për këtë krim, së bashku me shokun e tij grek, 21-vjeçarin Manolis Koukouras.

Hetuesit e kanë pyetur sot Lucën sërish edhe për vrasjen e studentes, pasi po përpiqen të lidhin dy ngjarjet së bashku. Shqiptari 20-vjeçar e deklaron veten të pafajshëm edhe për këtë çështje, pavarësisht se ndaj tij janë gjetur gjurmë ADN-je që e përfshijnë në krim. Po kështu, prova janë gjetur edhe për bashkëpunëtorin e tij Manolis Koukouras.

Gjatë marrjes në pyetje para një muaji, të dy pranuan se janë përfshirë në vrasjen e studentes Eleni Topaloudi. Por Aleksandër Luca tha se ai ishte vetëm i pranishëm, ndërsa akuzoi shokun e tij si personin që e dhunoi dhe më pas vendosi që trupin e studentes ta hidhnin në det. Kështu thotë edhe i dyshuari tjetër Manolis Koukouras, i cili ia ngarkon peshën e fajit shokut të tij shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME