Categories Lajme

Vrau të dashurin e motrës së martuar, zbulohet foto e autorit të dyshuar

Personi që shihni në foto është Esat Cani, i cili së bashku me burrin e të motrës kanë vrarë 34-vjeccarin Arben Gjeci në Zallbastar.

Arben Gjeci u godit në kokë disa herë me sende të forta dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës. Mjeku i qendrës shndetësorë që i ka dhënë dhe ndihmën e parë viktimës u shpreh për Fax Neës se është njoftuar për një të palgosur rreth orës 22:30.

“Nuk më njoftuan se cfarë kishte në fillim më thanë që ka rënë nga makina. U takuam me makinën që po trasportonte të plagosurin në mes të rrugës i kam dhënë ndihmën e parë dhe konstatova që kishte një pagë të madhe pas veshit ku kishte dhe shumë hemoragji. Nuk vura re shenja të tjera ne trup, dhe as plagë”- u shpreh mjeku.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, viktima Arben Gjeci kishte pasur një lidhje me motrën e autorit E.Cani 20-vjeçe, e cila ishte e martuar me 29-vjeçarin me inicialet D.K.

Ky i fundit i ishte ankuar kunatit se motra e tradhtonte, por 31-vjeçari Esat Cani nuk e pranonte një akuzë të tillë. Pas këmbënguljes së burrit, i vëllai pranoi që ta ndiqnin dhe para dy netësh e kanë kapur së bashku me Gjecin në një ambient pranë banesës. Në këtë moment, vëllai i 20-vjeçares e ka goditur Arben Gjecin disa herë me hekur në kokë duke e lënë pa ndjeja dhe më pas e ka hedhur në rrugën e fshatit, ku është gjetur nga kalimtarët dhe është dërguar në spital.

Pas hetimeve policia ka arrestuar autorin Esat Cani 31-vjeç, së bashku me motrën e tij E.Cani 20-vjeçe dhe burrin e saj për fshehje të ngjarjes. Ndërkohë që bashkeshorti i 20-vjecares, akuzohet edhe për prodhim dhe shitje kanabisi, pasi gjatë kontrollit të banesës policia i ka gjetur edhe një sasi të vogël kanabisi.

Para grupit hetimor autori e ka mohuar ngjarjen. Por sipas grupit hetimor janë disa prova materiale qe e vertetojne, pasi pas kontrolleve janë gjetur edhe rrobat e viktimës pranë banesës së familjes Cani.

Nderkohe policia e ka mbajtur te fshehte ngjarjen per pothuajse 48 ore. Edhe pse informacioni u publikua ne media, policia ka shkelur ligjin duke mos informuar ne lidhje me ngjarjen. Zyra e shtypit ka njoftuar vetëm ditën e sotme për ngjarjen e rende./Faxweb.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME