Categories Lajme

Vrau tre vajzat e saj/ Lihet në burg “nëna monstër”, ja veprimi shokues që bëri sapo u fut në qeli

Detaje të reja kanë dalë në pah nga mediat greke, pas dëshmisë së 33-vjeçares greke Roula Pispirigou dhe transportimin e saj drejt qelisë.

Bëjmë me dije se Roula akuzohet se ka vrarë tre vajzat e saj të mitura në mënyrë çnjerëzore, duke u injektuar doza ketamine.

Ndërkohë që gjykata e ka dënuar me burg, 33-vjeçarja pasi është futur në qeli është parë të godasë kokën në mur.

Sipas informacioneve të transmetuara nga televizioni” Alpha”, 33-vjeçarja nga Patra, është parë tejet e nervozuar brenda katër mureve duke mos mundur ta mbajë dot veten në kontroll.

Sakaq, 33-vjeçarja u transportua në ambientet e paraburgimit të Eleonës, për shkak se kur u transportua në burgun e Korydalos, të burgosurit e tjerë kanë reaguar tepër të frustruar dhe autoritetet i janë frikësuar ndonjë sulmi të mundshëm.

Roula Pispirigou do të jetë nën vëzhgim të vazhdueshëm, në një qeli të izoluar të ngritur posaçërisht për t’u mbrojtur nga të burgosurit e tjerë në repartin e burgut të grave.

Po ashtu sot në mediat greke ka qarkulluar dhe një dëshmi e një ish-të dashuri të Roulës, i cili ka deklaruar se pas ndarjes se tyre, ajo ka goditur kokën në hekurat rrethues të një fushe sporti për të tërhequr vëmendje ose për të dëshmuar më pas në polici se ishte ai që e kishte dhunuar.

Mësohet se tashmë do të jenë mjekët psikiatër që do të “marrin në dorë” 33-vjeçaren greke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME