Categories Lajme

Vr*sja në Vlorë për dro gën, telefonatat në numrin fiks fundosën Laverin

Bashke me te eshte denuar edhe Hasan Gjinaj, Helidon Xhaferi dhe Ardi Xhaferi. Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në korrik të 2010-s, dënoi Ardi Xhaferin me 6 vite e 8 muaj burg, Hasan Gjinajn me 7 vite e 4 muaj dhe po aq dhe Laver Tozaj. Në janar 2011, Gjykata e Apelit Për Krime të Rënda Tiranë ndryshoi vendimin duke ulur dënimin për Ardi Xhaferin në 4 vjet e 8 muaj burg dhe 6 vjet e 8 muaj burg për Laver Tozajn, i cili në atë kohë njihej edhe me emrin Xhafer Zotaj. Tozaj ushtroi rekurs, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe deklarimin e tij të pafajshëm.

Në shkaqet e kërkesave të tij thuhej se nuk duhet marrë si provë në implikimin e trafikimit të drogës fakti se i ka telefonuar disa herë në numrin fiks banesës së Et’hem Danaj, që ishte shoferi i kamionit me 1.1 tonë kanabis që u kap në Kakavijë. Më 17 mars 2005, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë është sekuestruar një kamion me një sasi prej 1146 kg lëndë narkotike “cannabis sativa”, e cila ishte destinuar për të kaluar në territorin e shtetit grek. Gjatë përgjimeve për këtë rast, ku shoferi ka deklaruar emrat e personave që kishin organizuar trafikimin, u zbulua më 24 dhjetor 2005 në Himarë një sasi prej 335 kg kanabis sativa, që do të trafikohej për në Greqi, këtë herë përmes detit me skaf.

Për këtë sasi droge, u arrestua Tozaj bashkë me katër persona të tjerë. Nga hetimet për kamionin me mbi 1 ton kanabis, Prokuroria zbuloi se ishte përfshirë Tozaj bashkë me disa persona të tjerë. Sipas Gjykatës, Hasan Gjinaj ka qenë në rolin e organizatorit (duke bërë të mundur gjetjen e shoferit të kamionit, Et’hem Danaj, i cili do të transportonte lëndën narkotike dhe është arrestuar në flagrancë si dhe ka shkuar më parë në shtetin grek që të priste lëndën narkotike), ndërsa Laver Tozaj ka qenë në rolin e ndihmësit.

Konkretisht, Tozaj ka ndjekur dhe shoqëruar të Danajn gjatë kohës që ky kryente transportin e lëndës narkotike. Gjykata e Lartë, në vendimin e marrë më 20 nëntor 2013, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Për Krime të Rënda. PANORAMA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përgjimet në SKY ECC i nxjerrin zbuluar/ Trafikanti i njohur i kokainës, në vështirësi pas humbjeve të mëdha

Sipas medias italiane Corriere della Calabria, hetimet e Prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një rrjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia dhe IMT-ja KONFISKOJNË pallatin 12-katësh në Tiranë! Ishin ngritur edhe 3 kate shtesë pa leje

Policia e Shtetit në Bashkëpunim me IMT-në e bashkisë Tiranë, kanë konfiskuar një ambient banimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në SHBA krimineli Sokol Hoxha, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe ekzekutimin e gruas pasi refuzoi prostitucionin

Ka marrë fund arratia e një prej shqiptarëve më të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Pas…

LEXO ME SHUME