Categories Lajme

Vuçiç flet në Tiranë: I kënaqur nga takimi me Ramën dhe Zaev

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç thotë se është ndarë i kënaqur nga takimi me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev mbrëmjen e së premtes në Tiranë. Vuçiç u ka thënë medieve serbe se “janë arritur marrëveshje konkrete për shumë gjëra”. “Kjo që po e bëjmë është rrugë vizionare dhe është diçka që edhe Beogradit, edhe Shkupit e edhe Tiranës do t’i sjellë zhvillim, më shumë para, standard më të mirë të jetesës, qëndrim dhe mbijetesë për popujt tanë në vatrat e tyre, e jo vetëm ikje jashtë vendit me barkun zbrazët”, – tha Vuçiçi për gazetarët pas takimit sipas asaj që raporton agjencia serbe e lajmeve “Fonet”.

Vuçiç tha se takimi i radhës do të jetë në Beograd në fund të janarit dhe vlerësoi se “do të jetë historik” për atë se çfarë do të bëhet deri atëherë. Presidenti serb dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të qëndrojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar atë që njihet si takimi i “Mini-Schengenit Ballkanik”. Pas takimeve të zhvilluara në Novisad dhe Ohër, kësaj here Rama, Vuçiç dhe Zaev po takohen në Tiranë.

Ndërsa Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pasi i tha “jo” ftesës së Ramës për t’u takuar në Tiranë për takimin e tretë mes Ramës, Vuçiçit e Zaevit duke deklaruar se “derisa Serbia vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj qytetarëve të Kosovës dhe nuk e njeh Kosovën si shtet, iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta”. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë organizoi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër vizitës së Vuçiç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME