Categories Lajme

Zbardhet takimi i Metës me Aleks Sorosin, ja çfarë u diskutua në Presidencë

Aleks Soros, djali i Xhorxh Sorosit ndodhet në Tiranë dhe zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në një njoftim të zëdhënësit të Metës thuhet se kreu i shtetit “priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi”. “Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Pak kohë më parë Kreu i Shtetit ftoi në takim një përfaqësues të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur SOROS. I pyetur për arsyet e kësaj ftese, Meta u shpreh se është një takim në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe nuk ka asgjë të veçantë.

“Nuk një ftesë të veçantë por ideja është që të ketë një takim me ata që kontribuuan për reformën në drejtësi. S’ka arsye pse të përjashtojmë njeri. Unë jam president dhe ftoj të gjithë shoqërinë civile”, – tha Meta, i ftuar në “Open”. Presidenti Ilir Meta është shprehur shumë herë kundër ndikimit të Soros në Shqipëri. Ai e ka sulmuar hapur filantropin George Soros, për të cilin është shprehur se ka investuar në Shqipëri para për ta kthyer vendin në një “Deep state”. Në një koment publik Meta akuzonte zotin Soros, se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME