Categories Lajme

Zbulohen prapaskenat! Panuçi i fut të ‘dridhurat’ Dukës pas shkarkimit: Më takojnë edhe 57 mijë euro

“Ka sulme të orkestruara ndaj Panuçit”, thoshte Duka, kur ish-trajneri i Shqipërisë kritikohej gjithnjë e më ashpër për mënyrën se si luante Kombëtarja dhe për rezultatet që po merrte. Ndërkaq, italiani asokohe nuk nguronte që të falenderonte Dukën pesë apo gjashtë herë gjatë çdo konference për mundësinë që i jepte dhe për mbështetjen. Madje ndonjëherë i shpëtonte edhe ndonjë batutë prej babaxhani se me FSHF-në nuk e mbante të lidhur kontrata, apo paratë, por dëshira që kishte për të finalizuar një projekt, të cilin Panuçi e konsideronte të madh.

Ndërkohë, pasi iku, Panuçi ia “shpërbleu” Dukës gjithë mbështetjen duke i marrë deri edhe në qindarkën e fundit për prishje të njëanshme të kontratës. Mendoni se mbaroi me kaq? Jo, Panuçi tani kërkon edhe bonuset që parashikonte kontrata fillestare, që janë afro 57 mijë euro. Bëhet fjalë për bonuse të tipit: shpërblim për çdo fitore dhe pikë të marrë.

Prapaskena

FSHF e ka paguar Panuçin deri në fund të kontratës së tij (afro 300 mijë euro). Ish-trajneri nuk pranoi negociata në këtë pikë. Ndërkaq, “Panorama Sport” mëson se avokati i trajnerit ka kontaktuar federatën dhe i ka thënë se klientit të tij i takojnë edhe 57 mijë euro bonuse (sipas pikëve që ka marrë kombëtarja pas largimit të Panuçit), edhe pse ish-mbrojtësi i Milanit dhe i Italisë nuk ishte më në stol.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME